Shqipëria
Si u “fundos” Tirana
Mbrëmjen e kaluar, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua tërësisht, ndërsa mëngjesin e sotëm u bë i munduar kalimi vetëm në njërin krah të autostradës
Motit me reshje të dendura, që solli edhe përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, nuk i shpëtoi as kryeqyteti shqiptar.
Madje, mbrëmjen e kaluar, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua tërësisht, ndërsa mëngjesin e sotëm u bë i munduar kalimi vetëm në njërin krah të autostradës.
Top Channel ka siguruar një video të filmuar nga operatori Elis Kruja me “dron”, e cila tregon përmbytjen në zonën e autostradës, pranë edhe një qendre tregtare, e cila u përmbyt mbrëmjen e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj gjatë ditës ka dalë në vendin e ngjarjes për të parë situatën nga afër.
Ndërkohë, niveli i ujit në, Lumin e Vjosës në zonën e Përmetit tregon se pas disa orësh zonat fushore në rrjedhën e këtij lumi, kryesisht në Fier dhe Vlorë do të përmbyten.
Ushtria po largon banorët dhe gjënë e gjallë nga zonat që janë përmbytur edhe më parë. Energjia elektrike mungon në shumë zona.
Parashikimet janë që gjatë orëve të natës prurjet të shtohen, ndërkohë që Shtabi i Emergjencave në Qarkun e Fierit raporton se ka evakuuar 1500 banorë në fshatrat Ferras, Çerven e Koshisht, ndërkohë që deri më tani, 180 hektarë tokë bujqësore është nën pushtetin e ujit, raporton “TCH”.
Problematike situata paraqitet edhe në Qarkun e Vlorës, kryesisht në Novoselë. Edhe këtu, niveli i Vjosës rritet me ritme të frikshme, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”











