Qeveria kundër “çarmatimit” të shërbyesve ushtarakë
Nuk ka nevojë për masa të mëtejshme për reduktimin e mbajtjes së armëve në shtëpi, thotë Qeveria Federale
Pas fillimit të fushatës për referendumin kundër mbajtjes së armëve të shërbimit nëpër shtëpitë e shërbyesve ushtarakë, Qeveria Federale ka dalë me kundëriniciativën e saj.
Sipas paraqitjes publike të bërë nga ministrja e drejtësisë Simoneta Sommaruga, nuk ka nevojë për masa të mëtejshme për reduktimin e mbajtjes së armëve në shtëpi. Masat ekzistuese, si detyrimi për dorëzimin e municionit dhe mundësia për lënien e armës në kazermë, janë të mjaftueshme për këtë, ka thënë ajo.
Po ashtu ajo ka thënë se referendumi mund të ngjallë shpresa të pabaza te popullata për rënien e numrit të krimeve të shkaktuara nga këto armë, njofton nzz.online.
Sommaruga, duke u vënë për nga funksioni që ushtron, në krye të kundëriniciativës, është detyruar të flasë kundër partisë që e ka deleguar në këtë post (SP) dhe, mbase, kundër bindjeve të saj, thuhet në mediet e sotme të Zvicrës.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?











