Shqipëria
Veriu i Shqipërisë bllokohet nga bora
Përveç përmbytjeve në zonën jugore në atë veriore, Shqipëria po përballet me reshjet e borës. Gjatë ditës së sotme në të gjithë territorin e Qarkut të Shkodrës po vazhdojnë reshjet e dëborës në zonat malore, transmeton albinfo.ch.
Në këtë zonë është bllokuar segmenti rrugor Qafë-Thore, ku bora ka arritur deri në 50 centimetra. Po ashtu nga bora kanë mbetur të bllokuar edhe rrugët: Selcë – Vermosh, Shosh-Shalë, Qafa Shllak-Qafë Mali.
Policia njofton se përveç këtyre rrugëve që janë bllokuar janë dëmtuar disa ura këmbësore, si në fshatrat Berishë Vendi, Berishë Vogël, Levoshë-Ludricë të Njësisë Administrative Iballë, dy ura këmbësore në fshatin Sakatë, Njësia Administrative Blerim, janë dëmtuar dy ura këmbësore në fshati Aprrip Guri, Njësia Administrative Fierzë, një urë këmbësore në lagjen Bardhet, një urë këmbësore në fshatin Lumbardhë, një urë këmbësore në fshatin Orosh dhe një urë këmbësore që lidh fshatrat Armiraj e Sërriqe Njësia Administrative Qafë-Mali.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












