CH-Ballkani
Autobusi “i gabuar” e çon kosovaren në Berlin në vend se në Prishtinë
Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, kosovarja ka thënë se ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifkuar
Një grua 27 vjeçe është kapur nga Policia Federale e Gjermanisë e dyshuar për qëndrim ilegal në Aeroportin e Munihut, shkruan merkur.de. Gjatë kontrollimit të pasaportës me rastin e fluturimit në drejtim të Prishtinës, zyrtarët zbuluan se ajo kishte me vete pasaportë dhe vizë legale, por vizës i kishte dalë afati dher nuk vlente për Zonën e Shengenit.
Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se nuk ka shkelur ligjin por i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme. Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, kosovarja ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifkuar. Kështu, autobusi “i gabuar” e ka sjellë atë në anën krejtësisht të kundërt, në Berlin. E ndodhur në këtë qytet, ajo thotë se ka jetuar disa ditë rrugëve.
Por 27 vjeçarja nuk ka dhënë përgjigje se si ka mundur të siguronte biletën e aeroplanit dhe përse një hotel në Hanover e ka vërtetuar qëndrimin pesë ditësh të saj në atë qytet, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye Policia Federale ka inicuar ndaj saj një procedurë penale, i ka marrë 100 euro si kaucion dhe e ka kthyer në shtëpi (në Kosovë).
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” Talenti i ri nga Lezha do të konkurrojë më 14 prill në finalen e “Sanremo Junior”,... -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











