Autotech
Messengeri bie nga sistemi, “shokohen” përdoruesit
Përdoruesit e aplikacionit për mesazhe u ankuan menjëherë nëpër rrjete sociale se “aplikacioni aktualisht nuk është në dispozicion”
Facebook Messengeri ka rënë nga sistemi të martën gjatë ditës, sipas shumë raportimeve.
Përdoruesit e aplikacionit për mesazhe u ankuan menjëherë nëpër rrjete sociale se “aplikacioni aktualisht nuk është në dispozicion”.
Çështja duket se ka prekur të gjitha llogaritë në botë, me mijëra raportime të paraqitura sipas uebfaqes “Down Detector”, që raporton për dështimet online.
Sipas kësaj uebfaqe, problemet u shfaqën mëngjesin e së martës, transmeton Albinfo.ch.
“Mesazhet nuk po dërgohen e as nuk po pranohen. Asnjë nga bisedat e mija nuk mund të hapen e as mesazhet e shkuara, thjesht një ekran i bardhë”, ka shkruar një përdorues teksa një tjetër ka shtuar: “Messengeri ka rënë në të gjitha pajisjet e mija”.
Një zyrtar i Facebookut ka pranuar problemin duke thënë se “sot disa njerëz kanë pasur probleme të pranojnë dhe dërgojnë mesazhe, por ne kemi adresuar problemin dhe kërkojmë falje për shqetësimin”.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?












