Lajme
Maqedoni: Miratohet ligji i regjistrimit
Parlamenti në Maqedoni miratoi ligjin për regjistrimin e popullsisë.
Pas debatesh dhe përplasje si mes opozitës kryesisht shqiptare dhe qeverisë, por edhe mes partnerëve të koalicionit VMRO DPMNE dhe BDI, ligji u miratua në orët e vona më ditën e martë 30 nëntor.
Ligji vazhdon që të mbajë formulimet e diskutueshme për opozitën se do të regjistrohen vetëm banorët rezident, që përfshin edhe ata që janë shtetit më pak se një vjet, por jo dhe përfaqësues të emigracionit, që jetojnë më gjatë jashtë vendit.
Reagoi ashpër Demokracia e Re në opozitë. Ajo thotë se parlamenti ndryshoi edhe rendin e ditës që ligji të miratohej me shpejtësi për të evituar debatet në seancë.
Nga kjo parti thonë “periudha kur do të mbahet regjistrimi një e treta e shqiptarëve nuk janë në shtëpitë e tyre. Përkufizimi se çfarë do të thotë ‘rezident’ le hapësirë që shqiptarët mos të futen në numrin e përgjithshëm të popullatës në Maqedoni”, sipas DR-së ligji “mundëson manipulimin e shifrave dhe përqindjeve të popullsisë”
Por BDI, që është në qeveri thotë se ligji i miratuar është një bazë e mirë për t’u bërë një regjistrim real i popullsisë. Nga partia e Ali Ahmetit pas miratimi të ligjit thanë se ai “është një bazë e mirë që të ketë një regjistrim real”. Sa i përket shqetësimeve të opozitës se do të ngelë një numër i madh i shqiptarëve i pa regjistruar, nga BDI thonë se “me një angazhim maksimal ne do të arrimë të regjistrojmë të gjithë shqiptarët”
Debatet rreth ligjit kishin të bënin me atë se si dhe nëse do të regjistrohen edhe përfaqësues të emigracionit që jetojnë më gjatë se një vjet jashtë Maqedonisë.
Emigracioni është kryesisht tek popullsia shqiptare dhe opozita ngrinte dyshimin se mund të manipulohet përqindja e shqiptarëve në Maqedoni.
Por Asllan Selmani ekspert demografie thotë se ndonëse ligji mund të ketë disa mangësi dhe shpesh mund të hasen probleme edhe në implementimin e tij, shqiptarët nuk duhet të shprehin brengosje se numri i tyre do të jetë më i vogël: “Mendoj se 25 përqindëshi do jetë më i lartë për shqiptarët. Ndoshta numri i përgjithshëm i popullsisë është zvogëluar në Maqedoni, por sipas analizave të lindjeve dhe vdekjeve, nuk ka asnjë mundësi që shqiptarët të jenë më pak se 25 për qind në numrin e përgjithshëm të popullsisë”, tha z. Selmani.
Regjistrimi i popullsisë do të bëhet në muajin prill të vitit që vjen dhe ai do të mbikëqyret edhe nga Eurostati, institucioni evropian që ndërmerr operacione statistikor për BE-në.
Por ky proces statistikor tërhoqi vëmendje sepse shifrat janë të rëndësishme në Maqedoni, pasi një pjesë e madhe e ligjeve, por edhe e vetë kushtetuta është bazuar në formulime të tilla, ku sugjerohet se komuniteti që është mbi 20 për qind ka të drejta specifike. Formulime këto që kanë dalë nga Marrëveshja e Ohrit, që i solli fund konfliktit të vitit 2001.
Nëse për shembull, shqiptarët dalin me regjistrimin e popullsisë më pak se 20 për qind, atëherë mund të lëkundet i gjithë sistemi dhe rendi shtetëror, por një gjë e tillë do të sillte turbulence të tjera politike.
Regjistrimi i fundit që u ndërmor në Maqedoni ishte në vitin 2002, i cili gjithashtu kaloi me polemika dhe debate. Sipas tij në Maqedoni ka 64.18% maqedonas kurse 25.17 shqiptarë dhe më pas vijojnë komunitetet e tjera.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














