Lajme
Kosova po shndërrohet në një vend atraktiv për investime
Reformat në ambientin e të bërit biznes janë duke e shndërruar Kosovën në një vend atraktiv për investime, ka thënë ministrja e Tregtisë e Industrisë Mimoza Kusari -Lila. Gjatë mandatit, sipas saj, ka arritur të reformojë suksesshëm ambientin e biznesit në vend.
“Kemi arrit që mes tjerash të eliminojmë shpenzimet e regjistrimit të biznesit, të eliminojmë kërkesën për kapitalin e nevojshëm për fillimin e biznesit, të zvogëlojmë kohën për regjistrimin e bizneseve në një ditë të vetme, përderisa kohëzgjatja dhe numri i procedurave administrative të importit dhe të eksportit është përgjysmuar”, ka deklaruar ajo.
Është eliminuar poashtu nevoja për leje të punës të bizneseve nga niveli lokal që ishte ngarkesë administrative dhe përmbante kosto financiare. Reformat do të vazhdojnë në mënyrë që Kosova të jetë vend atraktiv për investime, potencoi ministrja, e cila njëherit e sheh të rëndësishme që agjenda ekonomike të jetë më e theksuar.
Me Kusari-Lilen pajtohet edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beçaj, transmeton rtk.
“Agjendat politike nganjëherë po janë prioritare, kurse ajo që ne jemi të përqendruar është që agjenda ekonomike, zhvillimi ekonomik të jetë synimi themelor dhe përmes tij të gjejmë rrugët e integrimeve”, ka deklaruar ai.
Në procesin e lehtësirave përkatësisht joshjes së investitorëve të huaj, janë edhe nënshkrimi i marrëveshjeve për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve. Pas nënshkrimeve të tilla me disa shtete të zhvilluara, së shpejti pritet të nënshkruhen edhe me Kroacinë, Turqinë, Maqedoninë, Emiratet e Bashkuara Arabe etj.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













