Kandidatët shqiptarë humbin por “nuk koriten”
SVP-UDC, partia që kishte 51 nga 130 vendeve në parlament, do të ketë sipas të gjitha gjasave së paku 10 vende më pak
Zgjedhjet për Parlamentin kantonal që u mbajtën sot në Thurgau ridëshmuan trendin e rënies së fuqisë së SVP-UDC-së, të konstatuar edhe në disa zgjedhje të tjera nivelesh të ndryshme të kohëve të fundit.
Ndërkaq, nga katër kandidatët shqiptarë që morën pjesë në gara nuk ka fituar asnjëri. Tre prej tyre: Alban Imeri, Besim Kauz dhe Agim Imeri kanë kandiduar për BDP-PBD ndërsa Arian Bilali për SP-Juso.
Më së shumti vota prej tyre ka fituar Alban Imeri, 851, pas tij vjen Besim Kauz me 791 vota ndërsa Arian Bilali ka fituar vetëm 158 vota.
Përkundër faktit se asnjëri nuk ka numrin e nevojshëm për të fituar vendin e deputetit kantonal, ata janë të kënaqur që kanë mundur të fitojnë një numër të konsiderueshëm votash, thotë me këtë rast për albinfo.ch Besim Kauz, njëri ndër kandidatët. Këtë thënie ai e mbështet në faktin se ka pasur shumë kandidatë zviceranë dhe me përvojë politike që kanë marrë më pak vota se kandidatët shqiptarë, të cilët po e matnin peshën e tyre politike për herë të parë.
Rezultatet e arritura nga pothuaj të gjitha komunat e Thurgaut dëshmojnë për një ndryshim të forcës së partive në Parlamentin e këtij kantoni, edhe pse nuk ka ndryshim në radhitjen sipas forcave.
SVP-UDC, partia që kishte 51 nga 130 vendeve në parlament, do të ketë sipas të gjitha gjasave së paku 10 vende më pak. Nga ana tjetër BDP-PBD e cila merr pjesë për herë të parë në zgjedhjet kantonale, ka fituar së paku 5 vende deputetësh. Po kështu ndër fituesit e mëdhenj llogariten e edhe të gjelbrit liberalë, që kanë fituar 4 vende më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Partia e vogël konsertvative EDU ka dyfishuar fprcën e saj nga 3 në 6 deputetë.
FDP-PLR ka mbajtur stabil numrin e mandateve, 18 sish sa i kishte ehde më parë, ndërsa CVP-PDC ka humbur një mandat.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike Zvicra po hyn në një fazë të re sfidash politike dhe ekonomike, që sipas analistëve po... -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike -
Roche paralajmëron rritje të çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Tesla përplaset me makinë policie në autostradën A1 në Zvicër -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave











