Lajme
Nënshkruhet protokoll për zhvillim ekonomik
Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, në bashkëpunim me udhëheqës të Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Amerikane dhe të Aleancës Kosovare të Biznesit, kanë nënshkruar sot një protokoll për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik të Kosovës.
Formimin e tij, ekspertët e ekonomisë e rendisin në vazhdën e premtimeve parazgjedhore. Këshilli Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik do të mundësojë ambient të qëndrueshëm ekonomie, përmirësim të sektorit privat dhe mjedis më të përshtatshëm për investitorët ndërkombëtarë, tha kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Të angazhohen fuqishëm (komuniteti i biznesit dhe qeveria) në gjetjen e zgjidhjeve ligjore dhe institucionale, që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit biznesor në Republikën e Kosovës; po ashtu, edhe në zbatimin e masave më efektive, në rritjen e aftësive konkurruese të ekonomisë së vendit, në harmoni me praktikat më të mira rajonale dhe ndërkombëtare”, tha Thaçi.
Këto komente, kryeministri në dorëheqje i bëri gjatë nënshkrimit të një protokolli për themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik në Republikën e Kosovës, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se krijimi i këtij këshilli do t’i fuqizojë përpjekjet e komunitetit të biznesit dhe të qeverisë, për të krijuar ambient më të mirë për investime dhe rritje të shkallës së punësimit.“Ne, kryeministrin do ta ‘sulmojmë’ edhe më tutje me kërkesat tona të përbashkëta, për të krijuar një ambient më të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit. Kryeministri është zotuar se edhe në të ardhmen do ta bëjë atë që është brenda mundësive”, u shpreh Shahini.
Formimi i këtij këshilli dëshmon bashkëpunimin e mirëfilltë në mes të komunitetit të biznesit dhe institucioneve shtetërore, tha Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. “Besoj se një protokoll i tillë do të jetë një promotor i zhvillimit më të hovshëm. Prandaj, themelimi i një këshilli të tillë kombëtar është edhe një hap para, që dëshmon se për Kosovën prioritet i prioriteteve do të jetë zhvillimi ekonomik”, tha Gërxhaliu.
Duke shpresuar se ky dokument do të gjejë zbatim në praktikë, Lekë Musa, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se kjo do të jetë një platformë, prej nga komuniteti i biznesit do të ketë mundësi që t’i plasojë brengat e tij.Por, të paarsyeshëm themelimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik, e konsiderojnë ekspertët e kësaj fushe.
Musa Limani, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, tha se një akt i tillë ndodh në vazhdën e premtimeve që po bëjnë subjektet politike për zgjedhjet e 12 dhjetorit. “Unë nuk shoh se ky këshill do të jetë bartës i politikave zhvillimore, për arsye se aty mund të kyçen njerëzit që janë të fushave përkatëse, porse nuk është institucion”, tha Limani.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












