Lajme
OEK: Kujdesë me privatizimin
Oda Ekonomike e Kosovës, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të kenë më shumë kujdesë me privatizimin e KEK-ut dhe PTK-së
OEK-u ka kërkuar që nëpër bordet e ndërmarrjeve publike të vendosen njerëz profesional. “Në kohën kur parametrat e zhvillimit ekonomik kanë momente kthese, si rezultat i një procesi të privatizimit, siç është rasti me KEK-un, PTK-në, rasti i “Spin- off”-ve speciale, ristrukturimi dhe privatizimi i disa minierave dhe fati pazgjidhur i ndërmarrjes Trepça”, thuhet në letrën e OEK-ut. OEK ka apeluar te Parlamenti dhe Qeveria, që të marrin hapa konkret në zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë sferat e Bordeve dhe Agjencive të Pavarura. “Kur shumë nga këto borde, tani më janë në përfundim të mandatit, duhet të shpejtohen emërimet, por duke u kujdesur që të vendosen kuadro të përgatitura profesionalisht, që janë të gatshëm të ballafaqohen me sfidat e zhvillimit ekonomik të vendit, internacionalizimit të ndërmarresisë vendore dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe për këtë apelojnë”, thuhet në letër. “Të ndërpriten praktikat e emërimeve të militantëve partiak në këto borde të rëndësishme, Parlamenti dhe Qeveria të rrisin mbikëqyrjen dhe llogaridhënien, të bordeve dhe agjencive, Sundimi i rendit dhe ligjit si parakusht i ngritjes së përgjegjësisë individuale dhe Institucionale në vendin tonë”. Oda Ekonomike e Kosovës, rikonfirmon qëndrimin e saj se është në dispozicion të bashkërendimit me të gjithë partneret ekonomik, social dhe vendimmarrës, për përmirësimin e parametrave zhvillimor dhe imazhin e gjithmbarshëm të vendit si parakusht i stabilitetit politikë, social dhe afirmativë për Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











