Lajme
Në Shkup qetë, por me tensione
Në Shkup mbrëmë ka qenë natë e qetë, por me tensione të mëdha dhe forca të shumta policore.
Mediat në maqedoni raportojnë se kryeqyteti ka qenë gjatë tërë natës i blinduar nga forcat speciale policore dhe patrullat e rregullta, që kanë qarkulluar për të ruajtur rendin dhe qetësinë, pas demonstratës së dhunshme të organizuar nga qindra protestues maqedonas nëpër rrugët e Shkupit.
Sipas mediave, policia ka legjitimuar lëvizjen e makinave në akset hyrëse, duke legjitimuar dhe kontrolluar makinat e dyshimta.
Gjatë protestës së zhvilluar mbrëmë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me ç`rast në terren janë parë ekipet e ndërmarrjes për Pastrim të Shkupit, për të pastruar rrugët me gurë, xhama e materiale tjera, nga demolimet që i`u bënë disa makinave dhe dyqaneve.
Forcat policore më të koncentruara kanë qenë pranë Qeverisë dhe objekteve të tjera shtetërore, si dhe në akset që lidhin pjesën qendrore me lagjet shqiptare.
Siç mëson agjencia e lajmeve INA, mbrëmë ka pasur takime dhe komunikime intensive midis diplomatëve evroperëndimor dhe autoriteteve shtetërore të Shkupit, për të vënë nën kontroll situatën e sigurisë. Për dallim nga netët e tjera, mbrëmë nuk janë regjistruar bllokada totale të rrugëve në lagjet Draçevë dhe Radishan.
Ndërkohë janë paralajmëruar takime intensive dhe mbledhje e kreut të ngushtë qeveritar për të vlerësuar gjendjen e krijuar. Shtabi emergjent i MPB-së për ndriçimin e vrasjes në Smilkovc vazhdon të qëndrojë i stacionuar në stacionin policor Gazi Babë në Shkup.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë












