Shkurt.ch
Moti i ligë i merr jetën një gruaje në Zvicër
Stuhia “Zubin” ka rrëzuar një pemë nën të cilën kishte qenë gruaja në fjalë e cila ka humbur jetën nga goditja e pësuar
Moti i ligë që ka mbretëruar ditëve të fundit në Zvicër ka marrë edhe viktimën e parë. Një grua 61 vjeçe në Riehen të Baselit ka humbur jetën në mëngjesin e sotëm, njofton srf.ch. Stuhia “Zubin” ka rrëzuar një pemë nën të cilën kishte qenë gruaja në fjalë e cila ka humbur jetën nga goditja e pësuar.
Kjo stuhi, me shpejtësinë maksimale prej rreth 140 kilometrash në orë ka shkaktuar çrregulllime edhe në trafikun hekurudhor dhe ajror, transmeton albinfo.ch. Kështu, në Aeroportin e Cyrihut disa aeroplanë nuk kanë mundur të fluturojnë, pasi që për shkak të erës së fortë ka qenë i pamundur pastrimi i motorëve të tyre nga akulli. Por ndërkohë situata në aeroport i është kthyer normales.
Po ashtu si pasojë e stuhisë, janë anuluar disa trena të relacioneve të gjata në linjën St.Gallen-Cyrih, përcjell albinfo.ch. Po ashtu është bllokuar edhe linja lokale në mes qyteteve Sirnach dhe Wil, në Kantonin St.Gallen.
(Foto: Ilustrim)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














