Shkurt.ch
Abuzuesit e pensioneve dhe ndihmave sociale, të ndiqen edhe me GPS
Para konsultimeve në Dhomën e Kantoneve, fjalën e kanë marrë edhe profesorët e drejtësisë, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi bazën e dyshimtë kushtetuese të një hapi të tillë. Po ashtu kundër ka qenë edhe qeveria
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur që në të ardhmen personat e dyshuar se marrin pa të drejtë pensionin e invaliditetit, të vëzhgohen edhe me pajisjet elektronike GPS. Me fjalë tjera, sipas deputetëve të kësaj dhome, të dyshuarit për abuzim me pensione dhe ndihma tjera sociale, në të ardhmen duhet jo vetëm të observohen por edhe të ndiqen gjegjësisht të monitorohen me pajisjet në fjalë, shkruan 20minuten.ch.
Kështu, Dhoma e Kantoneve i shpall të lejuara për t`u përdorur si dëshmi jo vetëm incizimet e zërit dhe filmimet por edhe instrumentet që bëjnë përcaktimin e vendndodhjes së personave të dyshuar, transmeton albinfo.ch. 19 deputetë kanë votuar pro dhe 13 kundër që të lejohen edhe “ndjekësit” GPS. Mirëpo, vendimi për përdorimin e instrumenteve përkatëse teknike duhet të lejohet nga gjyqtari.
Po ashtu një miratim nga gjyqtari duhet ta kenë edhe autoritetet e ndjekjes dhe Shërbimi Inteligjent, në rastet kur duan t`i fusin në përdorim instrumentet teknike për përgjim.
Nga ana tjetër, Këshilli Federal, (qeveria) më parë kishte hedhur poshtë përdorimin e mjeteve teknike për këtë qëllim. Ai e kishte argumentuar këtë me nevojën për mbrojtje të personalitetit dhe me parimin e proporcionalitetit, transmeton albinfo.ch. Po ashtu me rastin e prezantimit të qëndrimit të tij për projektligjin e propozuar nga komisioni përkatës, Këshilli Federal kishte shprehur dyshimin nëse me GPS mund të sigurohen njohuritë me rëndësi vendimtare për rastet e caktuara.
Para konsultimeve në Dhomën e Kantoneve, fjalën e kanë marrë edhe profesorët e drejtësisë, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre mbi bazën e dyshimtë kushtetuese të një hapi të tillë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë












