Lajme
Një anije për azilkërkuesit në Basel
Baseli nuk është në gjendje të sigurojë hapësira akomodimi për azilkërkuesit
Për shkak të mungesës së hapësirës për azilkërkuesit, së shpejti do të sigurohet një anije për akomodimin e azilkërkuesve në qytetin e Baselit. Politikanët janë skeptikë.
Baseli nuk është në gjendje të sigurojë hapësira akomodimi për azilkërkuesit ngase tashmë numri i tyre ka arritur në 400 duke përfshirë edhe 250 të tjerë që janë pranuar përkohësisht.
Prandaj, duhet pas dy muajve, 80 deri 90 azilkërkues të dërgohen në një anije të hotelit të mëparshëm “Hispania” në St.Johanns-Rheinweg të Baselit. Megjithëse një vendim i tillë ishte refuzuar vitin e kaluar nga autoritetet komunale.
Parlamentarët janë shprehur skeptik për një iniciativë të tillë të akomodimit në anije të azilkërkuesve.
Sipas politikanit, Sibel Arslan, azilkërkuesit janë të traumatizuar dhe në rrezik ngase ata tashmë kishin ikur me anije nga vendet e tyre. Gjithashtu, Otto Schmid thotë të jetë i shqetësuar me një vendim të tillë. “Përveç kësaj, uji është i rrezikshëm për ata që nuk din not”, tha Schmid
Zhvendosja në ujë e azilkërkuesve është zgjidhje e vetme, thotë Renata Gäumann, përgjegjëse për azil dhe ndihmë refugjatëve.
” Kërkesat për azil janë në rritje, dhe deri në fund të i vitit 2012 skadojnë kontratat e strehimit për një total prej 35 vendeve. Nëse marrim leje do të sigurohet një anije nga Roterdami”, tha Gäaumann.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












