Autotech
Apple lanson kompjuterin më të shtrenjtë
Kompjuteri, që është i dedikuar për përdoruesit kryesisht fotografë apo zhvillues të programeve, nis me çmim prej 4999 dollarëve
iMac Pro, kompjuteri më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë i kompanisë Apple, ka dalë në shitje të enjten.
Kompjuteri, që është i dedikuar për përdoruesit kryesisht fotografë apo zhvillues të programeve, nis me çmim prej 4999 dollarëve.
Megjithatë, kompania u lejon përdoruesve të caktojnë vetë disa performanca, ndërsa opsioni më i shtrenjtë ai me 128GB RAM, 4TB SSD dhe grafikën më të mirë do të kushtojë rreth 13 mijë dollarë. Ky version nuk mund të jetë gati para muajit shkurt, transmeton Albinfo.ch.
Modelet me tetë dhe me dhjetë bërthama nisin me çmim prej 4999, respektivisht 5799 dollarë.
Apple thotë se iMac Pro i ri është modeli më i shpejtë dhe më i fuqishëm i krijuar ndonjëherë. Modeli mesatar është versioni me 10 bërthama 3.0GHz Intel Xeon, që është 45 për qind më i shpejtë se modeli më i fortë i versionit 2013.
iMac Pro është në dispozicion për porosi në shumicën e vendeve në Evropë, SHBA, Kanada e Australi.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës












