Autotech
“Google Assistant” vjen te miliona telefona
Rritja e asistentëve virtualë të Amazonit dhe Apple-it kishin shtyrë Google-in të lansonte ofertën e vet, që tani është ndër më të dalluarat
Sistemi operativ i Google-it, Androidi ditëve të fundit tregoi të dhënat e tij më të fundit të shpërndarjes së versioneve të ndryshme. Sipas këtyre të dhënave, versioni më i përhapur mbeti ai Marshmallow me 29.7 për qind e i lansuar më 2015. Pas tij ishte Lollipop që tani është trevjeç.
Pas publikimit të këtyre të dhënave, Google ka njoftuar se më në fund “Google Assistant” do të vijë në miliona pajisje të tjera. Rritja e asistentëve virtualë të Amazonit dhe Apple-it kishin shtyrë Google-in të lansonte ofertën e vet, që tani është ndër më të dalluarat. Ky asistent do të vijë edhe në Android Lollipop, transmeton Albinfo.ch.
“Më herët gjatë vitit e sollëm Assistantin te Android 6.0 Marshmallow dhe versionet tjera më të reja”, ka shkruar menaxheri i programit të ‘Google Assistant’ Maksim Mukha në një blog të kompanisë. “Sot po e shtojmë në këtë edhe Android 5.0 Lollipopin, andaj më shumë përdorues do të mund të marrin ndihmë nga ‘Google Assistant’”.
Ai shtoi se ‘Google Assistant’ është shpërndarë në shumë pajisje në Amerikë, Indi, Australi dhe Evropë. ‘Google Assistant’ ndihmon përdoruesit në shumë veprime në telefona. Përdoruesit mund ta pyesin këtë asistent gjithçka, mund të bëjnë plane përmes tij dhe të kryejnë një numër të madh të funksioneve me aplikacione.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës













