Shkurt.ch
18 muaj burg për zviceranen: Kishte provuar t`i bashkohej ISIS-it bashkë me djalin 4 vjeçar
Dënimi i është shqiptuar pasi që është konstatuar se në vitin 2015 ishte nisur për të shkuar në Siri së bashku me të birin e saj 4 vjeçar për t`iu bashkuar ISIS-it
Një zvicerane, sot 31 vjeçe, e konvertuar në islam, është dënuar sot nga Gjykata Federale Penale e Zvicrës në Bellinzona me 18 muaj burg, 6 prej tyre burg efektiv. Dënimi i është shqiptuar pasi që është konstatuar se në vitin 2015 ishte nisur për të shkuar në Siri së bashku me të birin e saj 4 vjeçar për t`iu bashkuar ISIS-it, shkruan srf. Ajo është dënuar konkretisht për veprën penale: shkelje të ligjit federal mbi ndalimin e grupeve terroriste si “Al Kaida” dhe “Shteti Islamik”, transmeton albinfo.ch.
Në sallën e gjykimit ajo sot është paraqitur me mbulesën myslimane të grave.
Prokuroria Federale kishte kërkuar një dënim me heqje lirie prej 24 muajsh pa kusht. Dhe këtë kërkesë e kishte mbështetur me të dhënën se e akuzuara ishte e patundshme në qëllimin e saj për t`iu bashkuar ISIS-it dhe në këtë qëndrim të saj ajo ka promovuar organizatën e përmendur terroriste duke u shndërruar vetë në kërcënim (në kuptimin që e shpjegon ligji kundër organizatave të përmednura terroriste).
Veç kësaj, zvicerania nga Winterthuri, e konvertuar në islam, ka rrezikuar edhe jetën e të birit të saj të vogël, tranmseton albinfo.ch. Ai nuk mund të vendoste për veten por ishte i detyruar t`i shkonte pas nënës së tij në një rrugëtim të rrezikshëm për jetën, me trafikantë dhe nëpër Detin Mesdhe në kohë dimri.
Për më tepër ajo ka promovuar edhe propagandën e ISIS-it në shtetet perëndimore me faktin se ka miratuar në parim aktet terroriste të realizuara në perëndim nga organizatat islamike.
Nga ana tjetër, mbrojtja ka kërkuar lirim nga akuza, pasi që sipas saj, nuk është konstatuar që e akuzuara të ketë bërë thirrje për dhunë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës











