Bota
Linjat ajrore, 100 milionë euro borxh pasagjerëve
Pritjet e gjata, fluturimet e vonuara dhe të anuluara janë një tmerr për udhëtarët. Megjithatë, pasagjerët mund të kërkojnë kompensim nga linjat ajrore.
Këtë vit, më shumë se 276.000 pasagjerë nga Zvicra kanë të drejtë në rreth 100 milionë franga për vonesat dhe anulimet e fluturimeve, sipas Airhelp.
Pasagjerët kishin planifikuar të fluturonin nga aeroportet e Cyrihut, Gjenevës dhe Bazelit dhe ishin prekur nga anulimet ose vonesat për të paktën tri orë. Për udhëtarët që fluturojnë nga Zvicra, aeroporti i Londrës “Gatwick” ishte shkaku më i zakonshëm i vonesave dhe anulimeve.
Kompensimi ende nuk është paguar nga linjat ajrore. Edhe pse nga vonesat dhe anulimet kanë të drejtën e kompensimit deri në 600 euro, sipas rregullave evropiane. Sipas Airhelp, shuma varet edhe nga gjatësia e itinerarit të fluturimit. Brenda Evropës kompensimi prej 250 deri në maksimum 400 euro është i mundur.
Megjithatë, kompensimi nuk paguhet automatikisht. “Linjat ajrore nuk vijnë vetë te udhëtarët”, thonë në Airhelp, shkruan albinfo.ch. Kjo do të ishte shumë e shtrenjtë për linjat ajrore.
Sipas renditjes ajrore të Airhelp, për sezonin e dimrit 2016/2017, “Singapore Airlines” është renditur numër një në aspektin e cilësisë së shërbimeve, saktësisë dhe trajtimit të kërkesave për kompensim. Zvicra është vetëm e 26-ta në këtë radhitje.
Si duket, udhëtarët duhet të jenë aktivë nëse dëshirojnë të marrin paratë e tyre. Por, kjo ndodh rrallë herë. “Në Evropë, për shembull, vetëm 2 për qind e pasagjerëve të dëmtuar pretendojnë kompensimin”, thonë në Airhelp. Shumica e udhëtarëve nuk janë të informuar se ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë. “Ata nuk i njohin të drejtat e tyre”, thotë Strässle nga Airhelp. Prandaj, ai u kërkon udhëtarëve të informohen për të drejtat e tyre.
Airhelp ka bërë një model biznesi: Kompania u ofron udhëtarëve në mbarë botën për të mbledhur kompensimin e tyre ligjor. Nëse është e suksesshme, Airhelp do të ngarkojë klientët e saj me një tarifë prej 25 për qind në kuadër të shumës që paguan kompania ajrore. Kostoja e biletës mund të rimbursohet nëse kërkohet. Normalisht, linjat ajrore në këtë drejtim do të ishin më të buta në kompensimin e udhëtarëve, tha Strässle, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje












