Shqipëria
Tirana nderon me “çelësin e qytetit” kompozitorin Cocciante
“Ndihem si njëri prej jush. Falë këtij çelësi, tashmë ndihem si pjesë e këtij vendi dhe kjo më jep shumë kënaqësi. Faleminderit për miqësinë tuaj”, ka thënë ai
Bashkia e Tiranës i ka dhuruar në shenjë mirënjohje, “çelësin e qytetit” kompozitorit të mirënjohur italian, Ricardo Cocciante. Pasi mori çmimin nga kryetari Erion Veliaj, kompozitori italian u shpreh i surprizuar me ndryshimin rrënjësor që ka pësuar Tirana.
“Ndihem si njëri prej jush. Falë këtij çelësi, tashmë ndihem si pjesë e këtij vendi dhe kjo më jep shumë kënaqësi. Faleminderit për miqësinë tuaj”, ka thënë ai.
Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se çelësi i qytetit të Tiranës po i jepet atij për kontribut që ka dhënë për gjeneratat që përfaqësonte Cocciante.
Nga ana tjetër, këngëtarja Elhaida Dani u shpreh e lumtur që do të performojë me Cocciante-n. Kompozitori italian, Riccardo Cocciante, së bashku me këngëtaren shqiptare, Elhaida Dani, do të këndojnë në skenën e Festivalit të 56-të të këngës në RTSH.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës













