Lajme
Rritje rrogash në Kosovë
Përfaqësues të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, thonë se institucionet kosovare kanë në dorë planifikimin për rritje pagash dhe shpenzimesh nga buxheti i Kosovës, mirëpo ato duhen bërë në marrëveshje me FMN.
Kryeministri i Kosovës në largim Hashim Thaçi, pak para zgjedhjeve mori disa vendime për rritjen e pagave të punonjësve në Kosovë, atyre që paguhen nga buxheti i Kosovës.
Këto vendime për rritje pagash, sipas kryeministrit Thaçi, do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm. Rritja e pagave do të përfshijë arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme, administratën shtetërore dhe policinë.“Ne kemi bërë shumë investime kapitale gjatë tri vjetëve të shkuara, ndërsa tash jemi zotuar që të rrisim mirëqënien e qytetarëve dhe në kuadër të kësaj, kjo nënkupton rritjen e përgjegjësive për pagat e të gjithë të punësuarve në Republikën e Kosovës.
Ky zotim është vendim”, thotë kryeministri Thaçi. Ndërkohë zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Kai Muler Berner, zyrë kjo e cila mbikëqyr pavarësinë e Kosovës, i tha DW-së nëpërmes postës elektronike se është në dorë të institucioneve të Kosovës që të marrin angazhime për shpenzime publike. Mirëpo, kjo zyrë i tërheq vërejtjen qeverisë së Kosovës që të ketë parasysh marrëveshjen me FMN, e cila specifikon qartë se çdo planifikim për rritjen e të ardhurave dhe shpenzimeve, duhet bërë duke ulur diku tjetër shpenzimet.
Ekspertët e ekonomisë, thonë se pagat e punonjësve kosovare mund të rriten deri në një masë të vogël edhe pse mundësitë janë mjaft të kufizuara.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











