Kosova
43 deputetë kërkojnë rrëzimin e Speciales
Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm, pasi 43 deputetë kanë dhënë nënshkrimet në një kërkesë që Kuvendi, në një seancë të jashtëzakonshme, ta shfuqizojë Gjykatën Speciale, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa e deputetëve nënshkrues është që seanca e Kuvendit të mbahet sonte.
Diplomatë të huaj kanë zbarkuar në Kuvend në përpjekje për t’i bindur liderët të mos e ndërmarrin një iniciativë të tillë, shkruajnë mediat vendore.
“Unë lus kolegët që të takohemi menjëherë. 43 deputetë kërkuan seancë të jashtëzakonshme, pas pak kthehemi në Kuvend”, ka thënë Veseli në seancë në të cilën u votua buxheti i vitit 2018.
Sipas diplomatëve të huaj nëse ndodh rrëzimi i Speciales, atëherë Kosova rrezikon izolim total dhe nuk do të ketë mbështetjen e vendeve të huaja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern











