Kosova
Zhbërja e Speciales, shtetet perëndimore tërheqin njohjet dhe largohet KFOR-i
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, me anë të një statusi në rrjetet sociale është shprehur se ka biseduar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, dhe se ai i ka thënë se nëse zhbëhet Gjykata Speciale, atëherë shtetet perëndimore do ta tërheqin njohjen për shtetin e Kosovës dhe KFOR-i do të largohet nga vendi, përcjell albinfo.ch.
“Kosova ndodhet përpara një vullkani historik. Kosova ndodhet para një humbjeje historike. Sonte po ju përcjell vetëm një mesazh të ambasadorit britanik, i cili me tha në Kuvendin e Kosovës se: Shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale do të përkthehet në detyrim të vendeve perëndimore për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës si dhe largim të forcave të KFOR-it nga Kosova”, ka shkruar Zeka në rrjetet sociale.
Madje, Zeka ka shtuar se Kosova do të izolohet sikurse Koreja e veriut.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













