Kuriozitete
Muzika e ftohtë nga instrumentet e akullit
Artisti norvegjez performon në pothuajse 50 koncerte e festivale në vit, shumica të realizuara në kushte shumë të ftohta dhe vende të ftohta si Kanada, Norvegjia apo Rusia
Derisa shumica e muzikantëve tentojnë të shmangin mirëpritjen e zhurmshme në koncerte, për një kompozitor norvegjez dhe përformues Terje Isungset ndjenja e ftohësisë s’është asgjë për t’u brengosur. Ai performon në instrumente që i krijon vet madje nga akulli.
Performanca e tij e fundit në sallën e festivaleve mbretërore në Londër përmbante një mori instrumentesh si daulle të gjitha nga akulli e bashkë me të përformoi edhe këngëtarja Maria Skranes. Ai e sheh punën e tij më shumë sesa krijim i muzikës, meqë me të shfaqen edhe shumë zbukurime tjera nga akulli.
“Gjithë këtë e shoh si pjesë të diçkaje akoma më të madhe. Nuk jam unë e projekti im dhe egoja ime por janë elementet” tha ai.
Norvegjezi zakonisht është i përcjellë në sfond me muzikën tradicionale skandinave dhe me jazz, dhe instrumentet e tij ai i krijon duke përdorur sharra dhe sëpata.
Themelues i një festivali të muzikës së akullt në Norvegji, artisti performon në pothuajse 50 koncerte e festivale në vit, shumica të realizuara në kushte shumë të ftohta dhe vende të ftohta si Kanada, Norvegjia apo Rusia.
E-Diaspora
-
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së Komuniteti shqiptar në Berlin mblidhet për të nderuar kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... -
Suedi
Nxënësit shqiptarë triumfojnë në Kuizin e Diturisë 2026 në Laholm, Suedi -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit -
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet e kësaj kompanie nga Aeroporti i Bazelit deri në 1,682% më të shtrenjta Punimet në pistën kryesore të EuroAirport krijojnë monopol të përkohshëm për kompaninë ajrore, duke sjellë rritje... -
Propozohet taksë për biletat e avionit në Zvicër për të financuar transportin publik -
Zvicër
Shqiptarja Rixhil Agushi siguron mandat në Stadtrat të Schlierenit -
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët -
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme













