Lajme
Garanci e funksionimit të KES-it, dialogimi dhe partneriteti
Në takim u diskutua bashkëpunimi i OEK-ut si përfaqësues i punëdhënësve në Kosovë me Partneret Social në Kosovë.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu së bashku me kryetaren e sapozgjedhur të Këshillit Ekonomiko – Social të Kosovës, Zineta Daci janë takuar me Jaap Wienen, Drejtor gjeneral i Institutit Union Confederation, si dhe Haxhi Arifin nga BSPK.
Në takim u diskutua bashkëpunimi i OEK-ut si përfaqësues i punëdhënësve në Kosovë me Partneret Social në Kosovë.
Wienen e informoi kryetarin e OEK-ut për aktivitetet që i zhvillon organizata të cilës ky i takon, i informoi se në organizatën botërore të punës janë të anëtarësuar 157 milionë anëtarë në të gjitha kontinentet e botës si dhe 315 konfederata sindikale.
Për këtë organizatë nuk është me rëndësi a është anëtare e OKB –së, por është me rëndësi të kyçen të gjitha organizatat sindikale në organizatën botërore.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu e falënderoi Wienen për vizitën që i bëri OEK-ut sot dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkëveprim të Partnerëve Social si dhe me të gjitha simotra në Bruksel dhe Gjenevë.
Ai e informoi gjithashtu rreth aktivitetit të OEK-ut si dhe biseduan mbi gjendjen ekonomiko – sociale ne Kosovë ku po ashtu shfrytëzoi rastin që t’i ftojë investitorët e huaj të vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë partner vendorë.
Të dy palët pajtuan që duhet të inicohen projekte të ndryshme nga sfera e Dialogut Social në Kosovë nga Brukseli.
Daci, si përfaqësuese e sapo zgjedhur e KES-it, theksoi se do të angazhohet që sa më parë të aprovohet dhe të nënshkruhet Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e Kosovës, po ashtu shprehu gatishmërinë se OEK-ut është i gatshëm që së bashku me Partnerët Social në Kosovë të merr pjesë në Kuvendin vjetorë të ILO-së i cili do të mbahet në fillim të muajit qershor në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











