Shqipëria
Nis shpërndarja e shpërblimit për bebet në Tiranë
Nga dita e enjte ka filluar pagesa për të gjitha nënat që kanë lindur në dekadën e fundit, ndërsa deri më tani rreth 70 për qind të pagesave, janë kryer
Komuna e Tiranës ka filluar t’i shpërblejë me nga 5 mijë lek të gjitha nënat që kanë lindur nga viti 2011 deri 2015. Sipas njoftimit zyrtar nga dita e enjte ka filluar pagesa për të gjitha nënat, ndërsa deri më tani rreth 70 për qind janë paguar. Një pjesë të këtyre pagesave, siç thuhet në njoftim, është dashur t’i paguaj ish-menaxhementi i Lulzim Bashës.
Në momentin që kryebashkiaku Erion Veliaj mori detyrën, u shpreh se do jepeshin pagesat nga vitit 2015 e mbrapa, duke bërë që fëmijët të cilët kishin lindur në harkun kohor 2011-2015 të mos merrnin shpërblimin.
“Por, duket se qeveria ka zgjidhur këtë çështje pasi në aktin normativ të miratuar në fillim të dhjetorit, përpos shpërblimeve të fundvitit, parashikonte edhe dhënien e të gjitha shpërblimeve për fëmijët. Ligji thotë se çdo fëmijë merr një pagesë prej 5 mijë lekë kur lindë. Në vitet 2011-2015 kjo pagesë nuk është dhënë në Bashkinë e Tiranës, por edhe në disa bashki të tjera”, thuhet në njoftim, citon Kpress mediat shqiptare.
Siç duket sot fëmijë që janë në moshën 5 apo 6 vjeç, do të marrin shpërblimin që u jep shteti dhe bashkia kur kanë lindur. Pavarësisht se këta vogëlush janë gati për të shkuar në shkollë, vetëm sot do të arrijnë të marrin shpërblimin e lindjes, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës











