Lajme
BE-ja lufton krimin ekonomik
Zyra e Bashkimit Europian ka filluar projektin për luftimin e krimit ekonomik në Kosovë. Për këtë ka marrë edhe përkrahjen nga qeveria e Kosovës. “Projekti është fillim i një ushtrimi shumë të fuqishëm që tregon bashkëpunimin mes Bashkimit Europian e qeverisë së Kosovës për të luftuar krimin ekonomik”, ka deklaruar shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovën, Samuel Zhbogar.
Zhbogar ka theksuar rëndësinë e përkrahjes nga qeveria e vendit.
“Çështjet e këtij vlerësimi janë shumë teknike, por përkrahja që na duhet është politike prandaj jam shumë i lumtur që sot po shohë praninë e përfaqësuesve shumë të lartë të qeverisë së Kosovës dhe të institucioneve tjera të rëndësishme”, ka thënë Zhbogar.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka mbështetur këtë projekt i cili sipas tij, ka rëndësi të madhe. “Në emër të Qeverisë mirëpres fuqishëm projektin e juaj i cili besoj se do të kontribuoj fuqishëm në luftimin e kriminalitetit më lejoni gjithashtu se qeveria e Kosovës do të jetë e hapur dhe e angazhuar në këtë proces”, ka deklaruar ai.
“Mosluftimi i krimit do t’i sjell shumë probleme vendit” ka thënë ministrja për integrime europiane Vlora Çitaku. Sivjet do të bëhen dy vlerësime, në fushën e korrupsionit dhe të pastrimit të parave.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











