Shqipëria
Pas 4 muajsh udhëtimi me biçikletë, festojnë Krishtlindjen në Tiranë
Ata u patën nisur në mes të gushtit me qëllim që të kalojnë 19 shtete me biçikletë për të arritur gjerë në Vietnam. Mélanie Gentil, Florent Sioum dhe dy fëmijët e tyre, Milio dhe Loan, nga Bourg-Achard (Francë), janë të lumtur. Pas një nisje kaotike për shkak të motit dhe pajisjeve, katër udhëtarët arritën më në fund të gjejnë ritmin e tyre. Ata pushimin për Krishtlindjen e bënë në Shqipëri, me ç ‘rast ndajnë me ne ndjesinë e tyre pas katër muaj rrugëtimi.
Vetëm lumturi
“Ne jemi të gjithë mirë. Trupi ynë është mësuar me temperaturat e ftohta të dimrit dhe këmbët tona janë përshtatur pas kaq shumë kilometrash. Djemtë tanë duket të jenë mirë me shëndet dhe janë ende në gjendje të mirë, pavarësisht nga kilometrat e kaluara. Ndonjëherë lodhen, por pasi po pushojmë, po marrin forcë dhe guxim për të vazhduar”, shpjegon Melanie Gentil. “Ne jemi shumë të lumtur që kemi arritur t’i shkëputemi botës së përditshme. Kemi filluar të njohim ndryshe njëri-tjetrin, të jetojmë jetën tonë ndryshe, ndërsa kemi herë-herë edhe fazë me ulje dhe ngritje të motivimit, me qeshje dhe me lot”.
36-vjeçarja tregon një anekdotë: “Një ditë i kemi humbur pasaportat dhe të gjitha dokumentet tona në Kroaci. Kemi hetuar këtë vetëm katër ditë më vonë, ndërsa ne ishim strehuar në një strehë në ishullin Cres për t’u mbrojtur nga një stuhi. Dokumentet në fjalë i kishim harruar në një shtëpi në ndërtim, ku kemi fjetur. Pas 100 km udhëtim dhe 2.000 m dallime në lartësi, Florenti i ka gjetur çuditërisht, pak të lagur, por të gjithë dokumentet në një xhep”.
Sa i përket rehatisë, Melanie Gentil dhe Florent Sioum janë mjaft të qetë: “Për momentin, nuk na mungon asgjë thelbësore. Natyrisht, ne nuk kemi rehatinë e vendeve tona, por kjo na bënë mirë dhe mundëson t’u rikthehemi gjërave thelbësore”, përshkruajnë prindërit e rinj.
Atmosfera e Krishtlindjeve
Që nga fillimi i udhëtimit, katër çiklistët kanë takuar njerëz të ndryshëm dhe nganjëherë kanë bërë një copë rrugë edhe me udhëtarët e tjerë të nisur për të njëjtën aventurë.
“Kemi festuar Krishtlindjet me disa çiklistë francezë dhe qenin e tyre Lupo, që kanë marrë në Kroaci. Fëmijët e dinë se këtë vit nuk do të kalojë Babadimri, por ne e kemi festuar atë gjithsesi (me dhurata të vogla …)”
“Kemi kaluar shumë mirë këto festa dhe kemi ndarë këto momente me të dashurit tanë përmes internetit. Për më tepër, që nga ardhja jonë në Tiranë, gjendemi në një ambient tipik të Krishtlindjeve, rrugët, pemët dhe tregu janë të stolisura për Krishtlindje. Vetëm sheshi i patinazhit me akull po na mungon për të besuar se jemi në Francë”.
Në janar çiklistët do të nisen për në Greqi, ku familja dhe miqtë e tyre do t’u bashkohen. “Do të kalojmë dimrin në një vend të nxehtë, para se të kthehemi në Turqi”, përfundon Mélanie Gentil.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës













