Shkurt.ch
Dënohet me kusht polici: ka ngarë 132 km në orë në rrugën ku lejohet 50 km
Gjykata ka theksuar se polici në rastin konkret ka shfaqur mungesë të parashikimit të zhvillimit të ngjarjes. Madje edhe në rast se do të kishte ndonjë kërcënim për jetën, kjo nuk do të arsyetohej vënia në rrezik e jetës nga ana e tij
Gjykata Federale e Zvicrës i ka vërtetuar dënimin një polici për deliktin e kryer të ngasjes së shpejtë të veturës. Ai kishte ngarë automjetin e policisë me shpejtësinë 132 kilometra në orë nëpër rrugët e Gjenevës ku lejohen vetëm 50 kilometra në orë. Gjykata e Lartë e Gjenevës e kishte dënuar atë me një vit burg me kusht, shkruan sda.
Polici këtë delikt e kishte kryer nga fundi i janarit të vitit 2014 kur së bashku me një koleg të tij ishin vënë në ndjekje të një personi që “po e ngiste makinën si i çmendur”, transmeton albinfo.ch Me sirenën dhe dritën e kaltër të instaluar në makinë ata kishin zhvilluar një shpejtësi prej 132 kilometrash në orë në rrugën ku lejohen vetëm 50 kilometra ne orë. Gjykata Policore e Gjenevës e kishte kualifikuar këtë tejkalim shpejtësie si delikt të “raserizmit” (fjalë gjermane për ngasjen e papërgegjshme dhe të shpejtë të makinës) dhe e kishte dënuar me kusht.
Gjykata e Kantonit ia kishte vërtetuar dënimin.
Gjykata Federale në vendimin e saj të publikuar të mërkurën ka konstatuar se policët nuk janë fajtorë kur ata në misionet e tyre urgjente të ndërhyrjes dhe me përdorimin përkatës të sinjaleve, shkelin rregullat në komunikacion. Por, gjykata në fjalë ka theksuar se polici në rastin konkret ka shfaqur mungesë të parashikimit të zhvillimit të ngjarjes, transmeton albinfo.ch. Madje edhe nëse do të kishte ndonjë rast me kërcënim për jetën, kjo nuk do ta arsyetonte vënien në rrezik të jetës nga ana e tij.
Gjyqtarët federalë kanë konstatuar po ashtu se sirena dhe drita e kaltër të lëshuara nga makina e policisë gjatë zhvillimit të një shpejtësie të madhe nuk ndihmojnë shumë në zbutjen e rrezikut nga aksidentet. Kjo për faktin se pjesëmarrësit tjerë në trafik, ndaj këtyre sinjaleve mund të reagojnë vetëm në një kohë shumë të shkurtër.
Polici në ankesën e tij kishte argumentuar se rrethanat kanë qenë të mira dhe trafiku nuk ka qenë i dendur, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, atij i kishte asistuar gjatë vozitjes në fjalë edhe kolegu i tij.
Me hedhjen poshtë të ankesës, Gjykata Federale ka urdhëruar policin të paguajë shpenzimet prej 3000 frangash.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre











