Sport
Federata kërkon infrastrukturë më të mirë për futboll në vitin 2018
Fadil Vokrri: “Synimet tona të përbashkëta u arritën duke shijuar arenën ndërkombëtare dhe filluam një përmirësim të infrastrukturës që besoj se do të vazhdojë edhe në vitin që vjen”
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, përmes urimit për Vitin e Ri 2018 ka folur për synimet për vitin e ardhshëm dhe punët e kryera më 2017.
Sipas Vokrrit, viti 2017 ishte i mbushur me plot aktivitete të futbollit si në rrafshin kombëtar edhe në atë ndërkombëtar.
“Synimet tona të përbashkëta u arritën duke shijuar arenën ndërkombëtare dhe filluam një përmirësim të infrastrukturës që besoj se do të vazhdojë edhe në vitin që vjen”, ka thënë ai në letrën e urimit, transmeton Albinfo.ch.
Në urimin e tij ai ka shprehur bindjen se edhe në vitin 2018 federata do të punojë më shumë për përparimin e futbollit të Kosovës.
“Do të shtojmë angazhimin tonë brenda dhe do të rrisim cilësinë e ekipeve përfaqësuese në mënyrë që të arrijmë suksese që më në fund edhe futbollistët tanë të prekin e shijojnë evenimentet botërore. Por, të gjitha këto kërkojnë një infrastrukturë më të mirë e që besoj se me punën e përbashkët dhe mbështetjen e organeve shtetërore ky qëllim do të përmbushet në vitin që vjen”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












