Kosova
Me punë vullnetare dhe donacione, përmirësohet jeta në shtëpinë e të moshuarve
Për shkak të problemeve të pafundme me të cilat ballafaqohej ky institucion, gjatë vitit të fundit, Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë ka prekur vëmendjen e komunitetit dhe kompanive të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare
Mungesa e ashensorit, ujit të ngrohtë dhe ushqimi joadekuat ishin vetëm disa nga problemet, me të cilat përballeshin të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Aktualisht në ketë shtëpi janë të vendosur 63 persona dhe numri i tyre ndryshon përgjatë periudhave të ndryshme kohore. Për shkak të problemeve të pafundme me të cilat ballafaqohej ky institucion, gjatë vitit të fundit, Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë ka prekur vëmendjen e komunitetit dhe kompanive të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, të cilat kanë kontribuar përmes aktiviteteve të ndryshme.
Grupe të ndryshme të vullnetarëve kanë vizituar komunitetin në periudha të rregullta kohore dhe kanë shtruar dreka dhe darka për banorët e Shtëpisë se Pleqve, përmes të cilave bëheshin edhe dëshmitarë të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohej ky institucion. Përmes vullnetarëve aktivë, u krijua mundësia që të bëhet rregullimi i ashensorit dhe gëlqerosja e të gjithë enterierit të institucionit gjatë periudhës së verës të këtij viti.
Për një gjë të tillë kontribuoi komuniteti lokal dhe shpenzimet u mbuluan nga banka TEB Sh.A Prishtinë të cilët vizituan institucionin dhe konstatuan gjendjen e rëndë. Po ashtu, kompania e ashensorëve Hymmeri Kleemann ofroi që të bëjë rregullimin e ashensorit duke vënë në dispozicion punëtorët e vet që të jenë në qasje përgjatë gjithë kohës nëse ndodh ndonjë prishje.
Intervenimi në fjalë më pas pasoi me një donacion në vlerë prej 20 mijë eurosh nga NLB Banka me çfarë u mundësua ndërrimi i inventarit. Në këtë aksion janë blerë 70 krevate, dyshekë, sirtarë, dollapë, perde, mobile, shporet, televizorë, si dhe janë përmirësuar shumë pjesë tjera të shtëpisë. Përkundër faktit që kjo shtëpi aktualisht ka 63 banorë, NLB Banka përmes donacionit për ta ka mundësuar që të krijohen kushte të volitshme edhe për 7 rezidentë të tjerë.
Në ndërkohë, aktivizimi qytetar nuk mungon. OJQ dhe grupe si Kasbah, iniciativa jo-formale Love&Crafts, dhe Maniakë t’Kuzhinës vazhdimisht janë pjesë e këtyre ngjarjeve. Njëra ndër to është edhe Darka e Fundvitit. Tashmë Shtëpia e të Moshuarve është e dekoruar edhe për festat e fundvitit dhe po ashtu aktualisht janë në përgatitje për shtrimin e Darkës se Fundvitit gjë e cila iniciohet nga vullnetarët aktiv që ka më shumë se tri vite që janë miqësuar me çdonjërin nga banorët rezident.
Darka e Fundvitit është përkrahur në masë të madhe nga bizneset lokale si Ujë Rugove, Frutomania, dhe Trosha dhe po ashtu nga vet komunitetit që ka përgatitur ushqime dhe ka sjell gjësende për të pasuruar tryezën e 63 banorëve për të kaluar çaste gëzimi në kushte shumë më të volitshme sesa ato në të cilat kishin hyrë ne vitin 2017.
Sh. Z.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane













