Lajme
Policia maqedonase pretendon se ka gjetur vrasësit e Smillkovcit
Sipas ministres Jankullovska, në mesin e 20 të arrestuarve ka edhe të dyshuar për lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc
Në një konferencë për medie, Ministria Punëve të Brendshme ka informuar sot për arrestimin e 20 personave. Sipas ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në mesin e tyre ka edhe të dyshuar për lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Smillkovc të Shkupit.
MPB pretendon se të arrestuarit i përkasin “grupeve radikale islamiste”.”Në mesin e 20 të arrestuarve, ka persona të cilët drejtpërdrejtë janë të ndërlidhur me vrasjen makabre në liqenin e Hekuranës, pranë fshatit Smillkovc. Por, ka dhe të tillë për të cilët nuk kemi të dhëna konkrete se a janë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë vrasje. Ata po merren në pyetje për momentin, dhe pasi të realizohen hetimet, do të dalim me të dhëna tjera”, ka deklaruar Jankullovska.
Kryepolicja Jankullovska tha se numri më i madh i të arrestuarve janë nga Maqedonia, ndërsa në operacionin e koduar si “Monstra”, janë gjetur sasi e konsiderueshme armësh, ndërsa në aksion kanë marrë pjesë rreth 800 policë, njofton portali i gazetës Koha të Maqedonisë.
Aksioni i bastisjes dhe arrestimit në disa rajone shqiptare të Shkupit, nga Njësitet speciale të policisë së Maqedonisë, raportohet të jetë zgjeruar. Bastisje, përveç në Gazi Babë, Hasanbeg e Haraçinë, Koha merr vesh se janë kryer edhe në lagjet Shutkë, Fushë Topanë, Cerovë, ndërsa numri i të arrestuarve është ngjitur në mbi 12 persona. Të arrestuarit janë të profileve të ndryshme, nga pensionistë, automekanikë, shoferë, shitës librash…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm njësitet speciale të policisë së Maqedonisë kanë kryer bastisje nëpër shtëpi në disa rajone shqiptare të Shkupit. Bastisjet, siç merr vesh jozyrtarisht KOHA, janë kryer në lagjen e Gazi Babës, Shutkë, në Hasanbeg, sikurse edhe në fshatin Haraçinë. Tani për tani nuk dihen arsyet e bastisjeve, por raportohet se janë arrestuar dhjetëra shqiptarë.
Ndërkohë, në këto lagje të banuara kryesisht me shqiptarë, vërehen patrullime të shumta të policisë dhe njësiteve tjera të saj, raporton Koha dhe mediet tjera në gjuhën shqipe në Maqedoni.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











