Integrimi
Arta Ramadani vjen me një roman gjermanisht me temë nga lufta e Kosovës
“Vetëm tri ditë i kishin mbetur Erës për të braktisur atdheun, njerëzit e dashur dhe shumicën e gjërave të saj. Kosova ndodhej në krizë lufte dhe jeta po bëhej gjithnjë më e rrezikshme. Prindërit e saj ikin nga policia serbe dhe nga perspektiva e errët...
Gazetarja e redaktorja e njohur, disa herë e shpërblyer, e njërit ndër mediumet kryesore gjermane, televizionit ZDF, Arta Ramadani, ka provuar veten edhe në roman. Në muajin mars del nga shtypi romani i saj i parë, “Die Reise zum ersten Kuss. Eine Kosovarin in Kreuzberg” (Udhëtimi deri në puthjen e parë. Një kosovare në Kreuzberg) në botim të shtëpisë botuese “Drava”, shkruan meinbezirk.at.
“Në romanin e saj debutues autorja rrëfen për vajzën 15 vjeçe Era, e cila gjatë luftës së Kosovës kërkon një atdhe të ri në botë dhe e gjen atë si fanse e madhe e Madonës në lagjen e njohur multikulturore të Berlinit, në Kreuzberg”, transmeton albinfo.ch.
Vajza e zgjuar jetonte në Prishtinë, dhe, me zemër të thyer u detyrua ta braktiste vendin e përfshirë nga lufta, për të ikur në Gjermani. Atje, pas një fillimi të zymtë në një shtëpi azili, ajo provon të gjejë veten në qarkun e njohur multikulti të Berlinit, në Kreuzberg.
“Vetëm tri ditë i kishin mbetur Erës për të braktisur atdheun, njerëzit e dashur dhe shumicën e gjërave të saj. Kosova ndodhej në krizë lufte dhe jeta po bëhej gjithnjë më e rrezikshme. Prindërit e saj ikin nga policia serbe dhe nga perspektiva e errët. Ata e provojnë që në Berlin të gjejnë një strehë të re, transmeton albinfo.ch. Pikërisht në kohën kur Era kupton gjëra të tmershme mbi historinë gjermane, Gjermania po bëhej shtëpi e saj e re.
Era dhe prindërit e saj vihen para një sfide dhe kështu Era mëson shpejt ta dojë vendin e ri, në të cilin ka kaq shumë liri dhe mundësi. Në pjesën e larmishme të Berlinit, në Kreuzberg, ajo kërkon vendin e saj në klasë, në rrugë dhe në shtet.
“Era është njëra nga shumë vajzat të cilat gjatë luftës së Kosovës kërkuan shtëpinë e tyre të re në botën e madhe dhe e gjetën”, hkruan ex libris në prezantimin e romanit, transmeton albinfo.ch.
Vetë Arta, që në moshën e saj të adoleshencës kishte moderuar në një radio të rinjsh për të përmirësuar buxhetin e saj të xhepit dhe me atë rast kishte zbuluar pasionin për gazetarinë. E lindur në Prishtinë, e rritur në Mannheim dhe me studime të mbaruara në SHBA, ajo e njeh jetën në mes të kulturave dhe i shijon që të lëvizë mes tyre.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre









