Kosova
Sëmundjet më vrastare në Kosovë
Zyrtarë shëndetësorë i kanë radhitur sëmundjet kardiovaskulare si shkaktarin e parë të vdekjeve në Kosovë.
Ndërkaq, sëmundja që po merr jetë njerëzish, si e dyta me radhë është renditur kanceri, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Megjithëkëtë, Kosova nuk ka sistem të referimit, që do dihej saktë se sa njerëz kanë probleme me sëmundje të caktuara dhe sa është numri i njerëzve që vdesin nga sëmundje të caktuara, përcjell albinfo.ch.
Gani Bajraktari, kryetar i Shoqatës së Kardiologëve në Kosovë i tha Radios Evropa e Lirë, se numri i qytetarëve me problemet shëndetësore me zemrën është në rritje çdo vit.
Të paktën 17 milionë njerëz në botë vdesin çdo vit nga sëmundjet e zemrës, flasin shifrat zyrtare të institucioneve shëndetësore.
Profesionistët shëndetësorë thonë se pjesa më e madhe e sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohet nëpërmjet adresimit të qartë të rrezikut, si duhanpirja, dieta jo e shëndetshme dhe obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumimi i alkoolit.
Viti 2016 është përmbyllur me 1236 raste të reja me kancer, derisa në vitin 2017, ka pasur 1550 raste të reja. Viti 2017 ka shënuar rritje, ndonëse nuk tregon saktë rritje, por rritje të vetëdijes së qytetarëve, thonë zyrtarët.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih











