Bota
Tiketat fituese në Powerball
Një tiketë Powerballi e blerë në New Hampshire përputhet me gjashtë numrat që janë vlerësuar në 570 milionë dollarë. Ky është çmimi i pestë më i madh në historinë 15-vjeçare të lojës, sipas zyrtarëve të lotarisë.
Numrat fitues të tërhequr ishin 12, 26, 29, 30, 33, 61. Identiteti i fituesit ose fituesve nuk është bërë publik menjëherë, përcjell albinfo.ch.
Biletat fituese të Powerballit në New Hampshire përbëjnë çmimin e dytë më të madh të lotarisë.
E, të premten, një tiketë fituese me vlerë rreth 450 milionë dollarë, u shit në shtetin e Floridës. Dyqani ku është blerë kjo tiketë do të fitojë 100,000 dollarë për shitjen e saj.
“Tani kemi një çmim të madh prej 450 milionë dollarësh, kështu që do të ndryshojnë shumë gjëra për dyqanin tonë. Ju do të shihni fluksin e qytetarëve që do të vijnë këtu për të blerë tiketat e tyre, sepse duan të jenë aty ku fituesit janë”, tha Don Vreley, menaxher i dyqanit, në të cilin u ble tiketa fituese.
Megjithatë, asnjë tiketë nuk ishte fituese e xhekpotit prej 1 miliard dollarë.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












