Kosova
S’ka viza as për ilaçe
Mospërfshirja e Kosovës në kuadër të zonës së lëvizjes së lirë, pa viza, po u kushton shumë qytetarëve, të cilët për nevoja të ndryshme duan të nisen drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Sfida më e madhe mbetet për pacientët të cilët nuk mund të marrin shërbimet shëndetësore brenda Kosovës dhe vihen në kërkim të shërimit jashtë vendit. Por, sfidë më vete, mbetet edhe pajisja e tyre me vizë.
Lendita (emri i njohur për redaksinë) është 31 vjeçare. Ajo tha për “Radion Evropa e Lirë” se ka probleme shëndetësore dhe i duhet të operohet jashtë Kosovës.
Përkundër kësaj, ajo thotë se i është refuzuar viza dhe rrjedhimisht i është kthyer trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndonëse siç thotë ajo, posedon nënshkrimet e kolegjit të mjekëve se nuk mund të gjejë trajtimin adekuat në këtë institucion, përcjell albinfo.ch.
Që institucionet shëndetësore në Kosovë t’i ofrojnë disa shërbime për të cilat pacientët detyrohen të kërkojnë shërim jashtë vendit, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla thotë se nevojiten investime.
Sipas tij, trajtimi i pacientëve jashtë vendit mbetet një avaz i vjetër, derisa shton se bazuar në hulumtimet e bëra, nga 150 deri në 200 milionë euro në vit, qytetarët i shpenzojnë për këto shërbime.
Në anën tjetër, këshilltari për media i ministrit të Shëndetësisë, Albatrit Matoshi thotë se gjatë vitit 2017 kanë aplikuar 2.000 qytetarë për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, duke kërkuar përkrahje financiare. Sipas tij, për këto qëllime janë shpenzuar 13 milionë euro.
Përderisa institucionet shëndetësore dhe ministria planifikon që në të ardhmen të ketë më shumë trajtime në Kosovë, gjendja aktuale mbetet e vështirë për pacientët që presin para ambasadave të huaja për t’u pajisur me një vizë në kërkim të shërimit jashtë vendit.
Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon i papërfshirë në procesin e liberalizimit të vizave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?










