Pengesë për investimet e huaja jostabiliteti politik
Jostabiliteti politik është një nga pengesat, të cilat bëjnë që investitorët e huaj të hezitojnë të investojnë në Kosovë, thuhet në një raport të publikuar të enjten nga Banka Botërore. Lidhur me këtë, njohës të çështjeve ekonomike thonë se qeveria e ardhshme duhet të angazhohet më tepër në përmirësimin e ambientit për investitorët potencialë.
Në raportin e Bankës Botërore, Kosova radhitet e 11 nga 15 destinacionet e mundshme në mesin e vendeve ku jostabiliteti politik ndikon në investimet e huaja potenciale. Nga vendet e rajonit, Bosnja e Hercegovina radhitet e katërta, ndërsa pas Kosovës renditet Uzbekistani, Angola dhe Kameruni.
Lidhur me këtë, njohës të çështjeve ekonomike thonë se autoritetet kompetente nuk kanë arritur ende të krijojnë një ambient të përshtatshëm për investitorët e huaj, duke marrë parasysh se ende ekzistojnë procedura burokratike karshi investitorëve ndërkombëtarë.
Synimet për zhvillim ekonomik Lekë Musa, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se investitorëve potencialë, në radhë të parë, u intereson stabiliteti politik. Ky i fundit, shton Musa, i ka munguar Kosovës. “Jostabiliteti politik është faktori kyç, sepse në formulën e investitorëve të huaj, ata dëshirojnë të kenë një qartësi karshi tyre. Ne të gjithë e dimë se, sa i përket stabilitetit ekonomik, nuk mund ta parashikojmë shkallën e rrezikshmërisë, sepse vetë procesi i investimit është i ndërlidhur me një rrezik të fitimit apo të humbjes“, shprehet Musa.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, thotë se me gjithë interesimin e kompanive të huaja për të investuar në Kosovë, investitorët hezitojnë për shkak të infrastrukturës jo të duhur ligjore dhe procedurave burokratike. Këto çështje, sipas tij, do të mund të përmirësoheshin nga institucionet shtetërore.Përmasat e krimit ekonomik“Pasojë mund të jetë edhe politika tregtare jo e favorshme, pastaj infrastruktura fizike.
Të gjitha këto mund të shkojnë në drejtim që të bien investimet. Prandaj, Kosova duhet ta përmirësojë veten, kushtet e jetës së qytetarëve të saj. Dhe, në këtë formë, do të përmirësonte edhe thithjen e investitorëve të huaj”, thotë Shahini.
Në një raport tjetër të Bankës Botërore, të quajtur “Të bërit biznes” për vitin 2011, Kosova ishte radhitur në vendin e 173-të sa i përket mbrojtjes së investitorëve, në mesin e 183 shteteve ku është bërë matja.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













