Shkurt.ch
Aftësim për punë në vend të ndihmave sociale
Me ofensivën për arsimimin e vazhdueshëm, dy organizatat planifikojnë që t`u ofrojnë rreth 75.000 njerëzve që ndodhen në asistencë sociale më shumë shanse për integrim në profesion
Trajnimi i orientuar do të ndihmojë shfrytëzuesit e ndihmave sociale që të gjejnë në mënyrë më të lehtë një vend pune. Këtë e kërkon Konferenca për Asistencën Sociale (SKOS) dhe Bashkësia për arsimim të vazhdueshëm (SVEB), shkruan SDA.
Për të realizuar këtë synim, dy organizatat në fjalë kërkojnë financim nga Qeveria Federale dhe nga kantonet, transmeton albinfo.ch. Ato nuk e kanë bërë të ditur shumën e mjeteve të kërkuara.
Nga rreth 273.000 shfrytëzues të asistencës sociale në vitin 2016, në moshë madhore kanë qenë afër 194.000.
Me ofensivën për arsimimin e vazhdueshëm, dy organizatat planifikojnë që t`u ofrojnë rreth 75.000 njerëzve që ndodhen në asistencë sociale më shumë shanse për integrim në profesion. Fillimisht mendohet që atyre t`u mundësohet fitimi i shkathtësive bazike si leximi, shkrimi dhe llogaritja e pastaj edhe kualifikimi nën nivelin e një zanati, transmeton albinfo.ch. Pas kësaj ata duhet të kalojnë një test për të marrë një certifikatë profesionale.
SKOS dhe SVEB e shohin ofensivën e tyre për arsimim të mëtejmë edhe si kontribut për shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore ekzistuese brenda vendit. Aftësimi për një punë nuk i avancon vetëm shfrytëzuesit e ndihmave sociale por nga ai përfiton edhe ekoniomia dhe shoqëria, shkruajnë iniciatorët.
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












