Kosova
Selimi dëshmon ndaj Limajt për vrasjet e Ramiz Hoxhës e Selman Binishit
Rexhep Selimi ka folur lidhur me komunikatën e lëshuar atë kohë nga Drejtoria e Policisë Ushtarake e UÇK-së, e cila merrte përgjegjësinë për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit
Në Gjykatën Themelore në Gjakovë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj. Në këtë seancë, për të cilën Limaj akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile, ka dëshmuar deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi, i cili ka folur lidhur me komunikatën e lëshuar atë kohë nga Drejtoria e Policisë Ushtarake e UÇK-së, e cila merrte përgjegjësinë për vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.
“Duke e lexuar këtu para jush, mund të konfirmoj se më 30 tetor 1998, data e cila përmendet në këtë komunikatë, e ku është gazeta “Zëri i Kosovës” e datës 5 nëntor 1998, në strukturën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së nuk ka ekzistuar Drejtoria e Policisë Ushtarake”, ka thënë Selimi. Ai ka thënë se ai nuk ka pasur informacione për vrasjen e Selman Binishi dhe Ramiz Hoxhës.
Në aktakuzën e ngritur ndaj Limajt, prokuroria pretendon se ai kishte përgjegjësi komanduese, kur në territorin e tij u vranë civilët Ramiz Hoxha e Selman Binishi, më 2 tetor 1998, e autorët nuk dihen.
E-Diaspora
-
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët Kompania zvicerane e fluturimit, Chair Airlines, ka sqaruar arsyet e kthimit në Aeroportin e Cyrihut të... -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













