Kosova
Gjermania lëshon viza pune deri në vitin 2020
“Unë mund të ju njoftoj se rregulla gjermane për hapjen e tregut të punës karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, së cilës ju iu referoheni, është fillimisht e afatizuar deri në vitin 2020”, thuhet shkurt në këtë përgjigje
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Kosovës vazhdojnë të ndjekin rrugën e emigrimit, qoftë në rrugë legale apo ilegale.
Gjermania vazhdon të jetë një ndër vendet më të kërkuara nga kosovarët, përcjell albinfo.ch.
Vetëm gjatë vitit 2016 nga Ambasada Gjermane ishin lëshuar pesë mijë viza të punës për kosovarët ndërsa për vitin 2017, kjo ambasadë ende nuk ka publikuar shifrat.
Në një përgjigje dhënë për “Indeksonline”, zëdhënësi i Ambasadës Gjermane, Marten Menger thotë se mundësia e punësimit në Gjermani për kosovarët është e afatizuar deri në vitin 2020.
“Unë mund të ju njoftoj se rregulla gjermane për hapjen e tregut të punës karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, së cilës ju iu referoheni, është fillimisht e afatizuar deri në vitin 2020”, thuhet shkurt në këtë përgjigje.
Gjithashtu sipas tij, hapja e tregut të punës është një rregull interne gjermane dhe nuk është siç është deklaruar gjerë e gjatë marrëveshje bilateral në mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Mundësia e punësimit jashtë Kosovës ka ofruar mundësi të shkëlqyeshme për punëkërkuesit kosovarë sepse përpos përfitimeve financiare, ato kanë sjellë në Kosovë edhe shkathtësitë dhe përvojën evropiane duke kontribuar kështu në ekonomi dhe zhvillimin e tregut të punës në Kosovë.
Ndërkohë, Kosova vazhdon të jetë një vend i izoluar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












