Kosova
Vrapimi “Shtegu i Shpresës”, mundësi pjesëmarrjeje edhe për bashkatdhetarët
Nën moton “Shtegu i Shpresës: I kujtojmë të gjithë”, KTRA synon të përkujtojë sakrificën e madhe të qytetarëve të Kosovës për lirinë e brezave të ardhshëm të saj dhe ndërtimin e shtetit të pavarur e të qëndrueshëm
Për të shënuar 20 vjetorin e luftës për çlirimin e Kosovës dhe 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Asociacioni Kosovar për Vrapim Malor (Kosova Trail Running Association – KTRA) organizon më 3 dhe 4 mars vrapimin 100 kilometërsh përgjatë vatrave kryesore të rezistencës gjatë luftës në Kosovë.
Nën moton “Shtegu i Shpresës: I kujtojmë të gjithë”, KTRA synon të përkujtojë sakrificën e madhe të qytetarëve të Kosovës për lirinë e brezave të ardhshëm të saj dhe ndërtimin e shtetit të pavarur e të qëndrueshëm, përcjell albinfo.ch.
Shtegu i vrapimit, që përfshinë ngjitje prej 2000 metra, fillon në Prekaz te kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” për të vazhduar në Likoshan, Gllogjan dhe me përfundim në Koshare, në brezin kufitar me Republikën e Shqipërisë.
Ky vrapim njëherit shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të organizuar në Kosovë dhe synon që Kosovën ta vendosë në hartën turistike.
“Në mbamendjen tonë kolektive këto ditë janë ditë të dhembjes së madhe”, deklaroi Arineta Mula, drejtoreshë e KTRA-së.
“Duke vrapuar përgjatë këtyre fshatrave ne do të përkujtojmë sakrificën sublime që u bë që ne të jetojmë në liri dhe paqe. Njëkohësisht, është një premtim për të ecur përpara, premtim që gjithë këtë vuajtje dhe dhembje do ta njohim dhe do ta shndërrojmë në forcë për ta ndërtuar Kosovën dhe për ta lartësuar idealin e lirisë për të gjithë”, theksoi Mula.
“Regjistrimi për vrapimin “Shtegu i Shpresës” tashmë është hapur. Për informata më të hollësishme rreth regjistrimit ju lutem vizitoni faqen e KTRA në Facebook.com/teamKTRA, www.ktra-ks.com ose dërgoni pyetjet tuaja në email adresën [email protected].
Ky aktivitet tashmë është bërë i njohur edhe me hashtagun
#trailofhope100”, thuhet në njoftim.
Kjo do të jetë një mundësi edhe për bashkatdhetarët që gjenden në Kosovë të marrin pjesë. Këtë aktivitet e kanë përkrahur edhe shumë politikanë, sportistë dhe artistë.
Regjistrimi
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScnFe7hrJzjmY45NM8ndYNiRNKS1shS4TOxQBMqZIN5Hp-96w/viewform
Shtegu
Shtegu do të jetë i ndarë në këto 4 segmente:
Prekaz-Likoshan 14km
Gllarevë (Hotel Nora) – Koshare 50km
Gllogjan – Koshare 21km
Prekaz – Koshare 100km
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit















