Lajme
Në Shqipëri, mbështetet parada gay
Përfaqesues të lartë të ambasadave, Avokati i Popullit, si dhe pjesëtare të organanizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por edhe të organizatave LGTB, kanë hapur sot Festivalin e Diversitetit.
17 maji është Dita Nderkombetare Kunder Homofobise dhe Transfobise, ndaj ambasadori i vendeve të ulëta, Van Den Dool dhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu kanë përshëndetur këtë aktivitet, duke kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut, raporton TCH.
Ky aktivitet eshte përshëndetur nga Avokati i Popullit, zëvendësiministrja e Punës dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Europian. Kurse Altin Hazizaj ka theksuar se shqiptarët janë ende homofobikë.
“Kuvendi i Shqipërisë duhet të shikojë mundësinë që sa më parë të miratojë ndryshimet që adresojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e krimeve kundër komunitetit LGTB dhe çdo komuniteti tjetër në Shqipëri”, tha Hazizaj.
Në kohen kur komuniteti LGBT po zhvillonte aktivitete me rastin e Ditës Ndërkombëtare të tyre , Forumi Mysliman Shqiptar ka zhvilluar një manifestim në mbrojtje të vlerave të familjes të shoqerise shqiptare.Ata jane shprehur kundër komunitetit LGBT në Shqipëri.
Aktivitetet në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit- LGBT, kanë ngjallur debate ditë më parë, përveç njerëzve të thjeshtë edhe në radhet e politikanëve.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











