Lajme
Ftohet sërish mërgata!
Ftohen për herë të fundit pjesëtarët e mërgatës kosovare që të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve të tyre
“Duke diskutuar për brengat tuaja ne do të njihemi më afër me problemet që e shqetësojnë mërgatën tonë dhe në këtë mënyrë këto brenga do t’i shndërrojmë në politika të projektit, respektivisht të gjejmë alternativa për zgjidhjen e këtyre problemeve së bashku”
Projekti “Diaspora për Zhvillim” ju fton në debatet që do të organizohen me fokus grupet për temat në vijim:
• Mungesa e të drejtës së votës dhe pjesëmarrjes politike të Diasporës
• Sektori i pazhvilluar i Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë
• Mangësitë në sistemin shëndetësor
• Kujdesi i pamjaftueshëm për të moshuarit
• Kosovarët e rinj, shacit, apo?
• Klimë e dobët e investimeve dhe promocionit
• Mungesë e alternativave të qymyrit në stacionet energjetike, mungesë e energjisë efiqiente në shtëpitë-ndërtuese
• Menaxhimi i dobët i mbeturinave
• Shpërndarje e pabarabartë e pasurisë trashëgimore për gratë
• Mungesë e të drejtave të grave
• Shërbimet komunale të pamjaftueshme për Diasporën nga zyrat për ndërlidhje me Diasporën (ZKNDtë)
• Martesa e detyruar
Një seri të seminaresh me qëllim të kuptuarit të shqetësimeve kryesore të diasporës do t’i organizojë IMD në bashkëpunim me “Solidar Suisse”.
FTOHEN edhe njëherë të gjithë të interesuarit për diskutuar rreth temave të cekura më lartë mund të marrin pjesë po ashtu në debatin që do të organizohet me 2 dhe 3 qershor 2012 në Zvicër.
Të interesuarit duhet të përcaktohen në grupet e fokusit duke u regjistruar në e-mail adresën: [email protected]
Faleminderit për kontributin tuaj.
Me respekt,
Stafi i projektit „Diaspora për Zhvillim“
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












