Lajme
Shqipëria mes maleve dhe detit
Dhjetë vendet që duhet vizituar në Shqipëri
Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të mahnitur edhe turistin më skeptik.
E gjendur mes maleve dhe detit, Shqipëria është një vend ku mund te ngelesh pa mend nga kultura dhe nga panoramat e saj natyrore.
Kështu e fillon reportazhin Top-Channel për turizmin në Shqipëri.
Edhe për të pasionuarit pas turizmit malor Shqipëria ka vende të jashtëzakonshme.
70 km larg qytetit te Shkodrës, në zemër te alpeve shqiptare ndodhet Thethi. Ai shquhet për kontrastet e relievit, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave. Shtëpitë karakteristike të zonës, gatimet tradicionale por edhe shumë aktivitete argëtuese i bëjnë pushimet tuaja te paharrueshme.
Në veri të Shqipërisë nuk duhet lënë pa vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë.Aty mund të gjeni bujtinat e Valbonës, ndërtesa kryesisht dykatëshe të stilit tradicional me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me tjegulla, vizitoret gjejnë ushqime tradicionale, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr për t’u ngrohur.
Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete. Lundrimi me tragetin Fierzë-Koman paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojen.
Ne juglindje të Shqipërisë, Voskopoja është një prej fshatrave ku kultura, tradita dhe peizazhi unifikohen në mënyrë harmonike për t’i dhënë asaj vlera turistike të përhershme.
Por Shqipëria fantastike kompletohet edhe me pjesën e bregdetit.
Mjafton të afrohesh në qytetin e Sarandës për të zbuluar pjesë mahnitëse të Detit Jon, aq sa mund të mos pendohesh qe s’je ne detin e Karaibeve, përshkruan Saranden Top-Channel.
Plazhi Palas i Vlorës, për shembull, meriton sigurisht një qëndrim të gjatë. I shtrirë në bregun e shkëlqyer që përfshin Qafen e Llogarasë dhe Sarandën, ai karakterizohet nga shtëpiza të bardha dhe fshatra të vogla, te cilat shtrihen në një zone të arte të rrethuar nga natyra e bukur.
Nder vendet me joshëse është Gjiri i Kakomes, një nga zonat më të bukura detare të bregut ballkanik.
Ne bregdetin jonian ndër më të frekuentuarit është plazhi i Dhërmiut.Qetësi, bregdet te pastër, por edhe gjelbërimi në disa pjesë të tij i bëjnë të veçanta pushimet në të.
Kur zbret në plazhin e Dhërmiut nuk mund t’i rezistosh një rikthimi të dyte. Plazhi i copëtuar në gjatësinë e tij rezervon gjire të pafund e zona të pashkelura kurrë.
Jala është një tjetër perlë që mbush mozaikun e plazheve të detit Jon. Por ata që plazhin e duan me rërë Deti Adriatik ofron mundësi pa fund. Ndër më të veçantit është plazhi i Tales në Lezhë, zonë kjo e konsideruar gati panjohur për shumë kënd.
Kombinimi pamjeve mahnitëse ne mal dhe bregdeti i mrekullueshëm janë vetëm disa nga bukuritë që natyra i ka dhuruar Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit











