Kultura
Filmi “The Shape of Water” me më së shumti nominime për OSCAR
“The Shape of Water” këtë vit dominon me nominime për Çmimet Oscar. Mes tjerash, ai është nominuar edhe për Filmin më të Mirë
Filmi “The Shape of Water” këtë vit dominon me nominime për Çmimet Oscar.
Pak më herët janë publikuar nominimet e akademisë. Ky film ka marrë 13 nominime, duke përfshirë edhe atë për filmin më të mirë. “The Shape of Water” është nominuar edhe për regjinë më të mirë me del Toro, çmimet për aktrim për Sally Hawkins, Octavia Spencer dhe Richard Jenkins.
Ndërsa 8 nominime ka marrë filmi “Dunkirk”, E filmi që u vlerësua me disa çmime në Golden Globes e SAG, “Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri” siguroi shtatë nominime për Çmimet Oscar. Këto janë të gjitha nominimet për kategorinë e filmit më të mirë: “Call Me By Your Name”, “Darkest Hour”, “Dunkirk”, “Get Out”, “Lady Bird”, “Phantom Thread”, “The Post”, “The Shape of Water”, dhe “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”.
Të nominuar për aktoren më të mirë janë: Sally Hawkins – “The Shape of Water” Frances McDormand – “Three Billboards outside Ebbing, Missouri”, Margot Robbie – “I, Tonya”, Saoirse Ronan – “Lady Bird”, Meryl Streep – “The Post” Ndërsa për aktorin më të mirë janë: Gary Oldman – “Darkest Hour”, Timothee Chalamet – “Call Me By Your Name”, Daniel Day-Lewis – “Phantom Thread”, Daniel Kaluuya – “Get Out”, Denzel Washington – “Roman J. Israel, Esq”.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












