Shkurt.ch
Protesta në Zvicër kundër Trumpit dhe Forumit të Davosit
Manifestimin në Cyrih e ka thirrur organizata e majtë “Bewegung für Sozializmus”, ndërsa në të kanë marrë pjesë, veç tjerash edhe “1.Mai-Komitee Zürich”, Partia e Punës etj.
Mbajtja e Forumit të Davosit dhe në veçanti pjesëmarrja në të e presidentit amerikan Domald Trump, ka mobilizuar një numër të konsiderueshëm njerëzish për të demonstruar në sheshe të disa qyteteve të Zvicrës.
Kështu, në Cyrih, rreth orës 19 kanë filluar demonstrimin disa mijëra veta. Demonstrimi tradicionalisht orientohet kundër vetë Forumit Ekonomik në Davos, ndërsa këtë vit, ai më shumë lidhet me Trumpin, i cili do të marrë pjesë në forum, shkruan albinfo.ch.
Protesta në Cyrih, me gjithë ndezjen në fillim të disa mjeteve piroteknike nga protestuesit, ka vazhduar e qetë, shkruan SDA.
Manifestimin e ka thirrur organizata e majtë “Bewegung für Sozializmus”, ndërsa në të kanë marrë pjesë, veç tjerash edhe “1.Mai-Komitee Zürich”, Partia e Punës etj.
Policia me një mobilizim të madh ka treguar prezencën e saj. Siç është njoftuar tashmë, Policia e Qytetit e Cyrihut e ka lejuar organizimin e demomnstratës dhe është përgatitur për trazira të mundshme.
Po ashtu kundër WEF është protestuar ose po protestohet ende edhe në Gjenevë, Lozanë dhe Friburg.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











