Shqipëria
Gratë në Shqipëri preferojnë abortin nëse fëmija është vajzë
Këshilli i Evropës ka zbuluar së fundmi se aborti selektiv në bazë të gjinisë së fëmijës është duke u praktikuar gjerësisht në Shqipëri, dhe rezultati është në rritje midis numrit të djemve dhe atij të vajzave.
Statistikat e fundit tregojnë se për çdo 100 vajza shqiptare lindin 112 djem. Në rritjen natyrore demografike, numri i vajzave e tejkalon numrin e djemve, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq norma botërore është 105 lindje djemsh për 100 lindje vajzash dhe studimi vërteton se ky ekuilibër në Shqipëri është prishur pikërisht për shkak të shtimit të rasteve të abortit selektiv.
Dëshira për të pasur të paktën një pasardhës mashkull në familje është shkaku kryesor i aborteve të qëllimshme të foshnjave vajza.
Këshilli i Evropës paralajmëron se përzgjedhja selektive e abortit në bazë të gjinisë së fëmijës, një fenomen i përhapur dikur kryesisht në vendet aziatike, është bërë popullor sot në Evropë, veçanërisht në Shqipëri, Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare














