Kosova
Ministrja Reshitaj, e shqetësuar për gjendjen e ndotjes së ajrit
"Në të kaluarën realiteti i ndotjes së ajrit edhe është demantuar. Ne nuk e mohojmë atë, përkundrazi e potencojmë dhe luftojmë ta bëjmë prioritet edhe institucional edhe shoqëror"
Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj ka dhënë qëndrimin e saj rreth shifrave alarmante të ndotjes së ajrit. Reshitaj ka pranuar se është e shqetësuar ndaj shifrave të publikuara megjithatë ajo nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje të shpejtë konkrete se si të bëhet ndalimi i ndotjes së ambientit në Prishtinë.
“Ju të gjithë e dini që gjerat nuk zgjidhen me shkop magjik, e aq më pak në vendin tonë ku problemet janë të shtresuara e të trashëguara.
Në të kaluarën realiteti i ndotjes së ajrit edhe është demantuar. Ne nuk e mohojmë atë, përkundrazi e potencojmë dhe luftojmë ta bëjmë prioritet edhe institucional edhe shoqëror. Për të pasur përmirësim të ndotjes së ajrit ne kemi kërkuar nga institucionet përkatëse që të realizojnë përgjegjësitë e tyre ligjore që kanë, disa prej të cilëve veçse kanë filluar masat konkrete.
- Zbatimi i Udhëzimit Administrativ që obligon Ministrinë e Infrastrukturës që të mos lejojë regjistrimin e veturave që tejkalojnë normat e lejuara të shkarkimeve në ajër;
- Kontrollimi i cilësisë së derivateve të naftës që importohen në Kosovë;
- Ndërtimi i Unazës së brendshme të kryeqytetit dhe zhvendosja e administratës shtetërore në Hajvali;
- Zgjerimi i sistemit të kogjenerimit;
- Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, me filtrat e teknologjisë së fundit me kërkesën time;
- Krijimi i zonave të reja të gjelbra etj.
Të gjithë këto masa do të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












