Shqipëria
Kompania gjermane do të hapë edhe 1 200 vende pune në Shqipëri
Më shumë se 60% e të punësuarve kanë një moshë maksimale deri në 30 vjeç. 70% e të punësuarve janë me arsim të mesëm, sipas të dhënave zyrtare të kompanisë
Një kompani gjermane, që prodhon pajisje kabllore për autobusët e Benz Mercedes, e ka gjetur Shqipërinë si bazë për të ushtruar aktivitetin e saj.
Planet e Forschner për një njësi të re prodhuese prej 30 mijë metrash katrorë në zonën e Spitallës në Durrës, që do të hapë edhe 1200 vende të reja pune.
Kutia postare në oborrin e kompanisë Forschner në Vaqarr të Tiranës është përditë e mbushur me CV-të e banorëve të zonës, apo dhe më gjerë. Prej dy vitesh, kompania gjermane, që ka aktivitet në fushën e regjimit të përpunimit aktiv në prodhimin e sistemeve kabllore për automjete, kryesisht autobusët e Benz Mercedes, ka qenë një alternativë e mirë punësimi për banorët e periferisë së Tiranës, sidomos femrat, raporton ‘Monitor’.
Bledar Mankollari, drejtor i Forschner, thotë se nga viti 2015, kur u hap, numri i punonjësve është rritur vazhdimisht për të arritur në rreth 400 aktualisht. 90 % e të punësuarve janë femra. Vetëm vitin e fundit janë rekrutuar më shumë se 160 persona, përcjell albinfo.ch.
Mbizotërojnë të rinjtë e të rejat dhe kjo është e dukshme në një vizitë në ambientet e fabrikës. Më shumë se 60% e të punësuarve kanë një moshë maksimale deri në 30 vjeç. 70% e të punësuarve janë me arsim të mesëm, sipas të dhënave zyrtare të kompanisë.
Bledari thotë se nuk e kanë pasur problem gjetjen e punonjësve. Proceset e punës nuk janë të komplikuara. Kompania punon me sistem regjim të përpunimit aktiv, duke e marrë materialin nga Gjermania dhe në Shqipëri bëhet montimi. Avantazhi, që shfrytëzohet, është kosto e lirë e fuqisë punëtore. Shoqëria i trajnon vetë punonjësit, pasi “nuk ka universitet që i bën ato që duam ne”. Teksa kostot më të mëdha janë trajnimet, Bledari thotë se një ndihmë për ta do të ishte që të mos ishin të detyruar të regjistronin punonjësit gjatë periudhës së trajnimit.
Punonjësit shqiptarë janë vlerësuar si shumë të shpejtë, në krahasim me vendet e tjera ku Forschner ka fabrika. Edhe pagat janë më të larta se në industrinë tekstile e të këpucëve, që punon me të njëjtin regjim të përpunimit aktiv. Paga mesatare është 360 euro, ndërsa minimalja fillon nga 26 mijë lekë. Ambientet e kompanisë janë të ndriçuara mirë, nuk ka materiale të dëmshme, proceset e punës janë të mirëpërcaktuara, me një saktësi gjermane. Përdoret sistemi Toyota i menaxhimit të prodhimit. Por, njohuritë (Know how) janë transferta më e madhe, thotë Bledari.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike










