Integrimi
Vjehrri gjerman dorëhiqet, e reja shqiptare i zë vendin si këshilltare komunale
Nga pozita e këshilltarit ka dhënë dorëheqje Hartwig Reimann, i cili më parë ka qenë edhe kryebashkiak i qytetit ndërsa vendin e tij e ka zënë e reja e tij, shqiptarja dr. Rezarta Reimann
Një ndërrim simpatik gjeneratash ka ndodhur ditë më parë në Asamblenë Komunale të qytetit gjerman Schwabach. Nga pozita e këshilltarit ka dhënë dorëheqje Hartwig Reimann, i cili më parë ka qenë edhe kryebashkiak i qytetit ndërsa vendin e tij e ka zënë e reja e tij, shqiptarja dr. Rezarta Reimann, shkruan tagblatt.de.
Në lozhën e vizitorëve kanë zënë vend i shoqi Jens, i biri Frank dhe vjehrri, i saj Hartwig Reimann, të cilët e ndjekin betimin që jep Rezarta, anëtarja më e re e Asamblesë nga SPD transmeton albinfo.ch. Ish kryebashkiaku, para Krishtlindjes kishte hequr dorë nga mandati i tij si këshilltar i SPD-së.
Rastësia e deshi që në radhë në listën për këshilltare, mbi bazë të rezultatit të zgjedhjeve të ishte pikërisht e reja e tij.
Rezarta Reimann është lindur dhe rritur në Shqipëri. Në vitin 1998 jo ka ardhur në Gjermani ku ka doktoruar për biologji në Universitetine Jena-s. Ajo punon në organizatën humanitare gjermane AWO (ArbeiterWohlfahrt) ndërsa në qytetin Schwabach angazhohet në mënyrë vullnetare për integrim.
“Integrimi dhe arsimi do të jenë dy prioritetet e mia”, ka thënë Rezarta Reimann. “Dhe në asnjë mënyrë vetëm ai i njerëzve me prejardhje të huaj por i të gjithëve që janë në pozitë të vështirë.
“Për mua është një gëzim i madh” ka thënë Dr. Rezarta Reimann pak para mbledhjes. Dhe kjo edhe mund të shihej gjatë dhënies së betimit. Nga e premtja e javës së kaluar 46 vjeçarja është këshilltare e SPD-së, përcjell albinfo.ch. “Ne e përshëndesim atë në mesin tonë”, ka thënë kryebashkiaku aktual Matthias Thürauf.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













