Lajme
Zbritet epërsia e PDK-së, Skenderaj dhe Drenasi dyshohen për manipulim votash
Në Drenas dhe Skënderaj ka prova të qëndrueshme për manipulim dhe të dhënat e këtyre dy zonave janë lënë jashtë përllogaritjeve
Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, publikoi rezultatet paraprake ku sipas vëzhguesve të saj, janë numëruar më shumë se 51 për qind e fletëve të votimit.
Përfaqësues të Demokracisë në Veprim në deklaratën për mediat në orët e pasmesnatës thanë se në Drenas dhe Skënderaj ka prova të qëndrueshme për manipulim dhe se të dhënat e këtyre dy zonave janë lënë jashtë përllogaritjeve të tyre pikërisht për këtë fakt.
Sipas llogarive paraprake të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (pas numërimit të 51 të fletëvotimeve pa Drenasin e Skenderjat) të transmetuara nga koha.net, PDK vazhdon të udhëheqë me 30.69 për qind, LDK 26.2 për qind, Vetëvendosje 12.78 për qind, AAK 10.89 përqind, AKR 7.85 për qind, LDD 2.78 për qind FER 2.35 përqind dhe partitë e tjerat rreth 6 për qind.
Demokracia në Veprim tha se manipulimi është mbështetur në votimin e të njëjtit person mbi 2 herë. Ky manipulim, thanë ata, ka dëmtuar procesin zgjedhor dhe mbetet për t’u parë në orët në vazhdim nëse procesi zgjedhor duhet të përsëritet në këto dy zona apo jo.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












